“I keni prerë në besë banorët e Thethit!”/ “Paketa e Maleve” shkakton debate të forta në Këshillin Bashkiak Shkodër

Publikuar me datë:

“Paketa e Maleve” në Theth solli debate të forta nga këshilltarët e opozitës në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak Shkodër.

Këshilltarët e opozitës theksuan se “Paketa e Maleve” në Bashkinë Shkodër është 100% në zona të mbrojtura dhe mund të krijohen konflikte të reja juridike kryesisht në zonën e Thethit, duke e cilësuar ligj anti-kushtetues. Sipas këshilltarëve, qëllimi është shtetëzimi i tokave.

Në përgjigje të ankesave të këshilltarëve të opozitës foli Mikel Kopsaj, drejtor i Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë Shkodër: “Ajo çfarë po ndodh është se nuk keni një vizion dhe nga a tjetër keni paketën e Maleve që bie ndesh me planin. Zgjidhni kë do merrni e zhvilloni, sepse ato biem ndesh me njëra-tjetrën. Ka tre ligje që kanë përplasje. E kuptoj përpjekjen për zhvillimin e pronarëve të Thethit, por t’i jepet mundësia edhe për certifikim. Pse nuk kërkoni nga qeveria që këto prona të regjistrohen në emër të pronarëve të Thethit. Na rezulton ndryshe nga ajo që keni thënë. Projekti kompromenton zonën. Do t’ju kthehet në bumerang. Nuk mund të mbajmë një barrë që na kthehet kundër. I keni prerë një herë në besë banorët e Thethit, nëse doni t’i prini përsëri vazhdoni. Ne i kemi hyrë në hak njerëzve në kaq vite. Ne nuk e mbajmë në kurriz. Nuk mund të bëjmë një proces formal për një të ardhme që nuk e dimë se si është. Dhe kjo është shumë e rëndë”.

Debatet u zhvilluan gjatë diskutimeve për pikën e rendit të ditës “Për miratimin e subjekteve që kërkojnë të njihen si “Posedues Jopronarë” dhe planrilevimet e sipërfaqeve përkatëse në zonat e zhvillimit në territorin e Bashkisë Shkodër”.

“E kuptoni se bëhet fjalë për pronë dhe për pronë ju e dini shumë mirë se çfarë bëhet atje nëse i tjetërsohet prona dhe i jepet dikujt tjetër. Këtë ne nuk e mbajmë në shpinë, mbajeni ju! Votojeni, por kur të bini letrat në rregull atëherë edhe mund ta shohim këtë. Unë jam kundër këtij vendimi, bini letrat të jemi transparent, nuk dini se çfarë bini këtu, as vetë nuk e dini”, tha një tjetër këshilltare e opozitës.

“Kërkojmë që propozimi të mos miratohet pa dokumentacion dhe listë të plotë”, u shpreh një prej këshilltarëve, duke e kundërshtuar projektin e shumicës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related