Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën ‘arrest në burg’ për Aleks Pepën, i dënuar më herët për grabitjen e 990 mijë eurove në Rinas.
Vendimi është marrë sot, më 7 korrik 2026, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarja Saida Dollani, pas shqyrtimit të ankimit të bërë nga dy të hetuarit kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.
Apeli ka miratuar vendimin e datës 14 prill 2026, me të cilin ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, si dhe vendimin e datës 6 qershor 2026, që kishte vendosur vazhdimin e kësaj mase.
Në këtë mënyrë, Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesat e Aleks Pepës dhe I.L., duke vendosur që ata të vijojnë të qëndrojnë në paraburgim.

