I dënuar me 9 vite burg në Itali për prostitucion, arrestohet 71-vjeçari në Vaun e Dejës, pritet ekstradimi

Një 71-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Vaun e Dejës, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Ai është dënuar me 9 vite burgim për veprën penale të shfrytëzimit seksual dhe prostitucionit.

Në kuadër të një tjetër faze të operacionit të koduar “Fast”, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, bëri të mundur kapjen e Kol Ndojit, 71 vjeç, banues në Vaun e Dejës.

Sipas njoftimit të Policisë, Ndoj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Napolit, me vendimin e datës 23 prill 2021, e kishte dënuar me 9 vite burgim për veprën penale “Shfrytëzimi seksual/Prostitucioni”.

Aktualisht, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, po vijon procedurat për ekstradimin e 71-vjeçarit drejt Italisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe