I dehur në timon, humb patentën përjetë/ Ashpërsohet Kodi Rrugor, miratohen ndryshimet

Publikuar me datë:

Ndëshkimet për shkeljet e rregullave rrugore për drejtuesit e mjeteve do të bëhen më të rrepta. Një nga ndryshimet më drastike në kodin rrugor lidhet me përdorimin e alkoolit nga shoferët. Sipas dispozitave të reja, çdo shofer që testin me nivel alkooli në gjak e ka më të lartë se 0.5 dhe është përsëritës i kësaj shkelje, do të humbasë përherë të drejtën për të pasur leje drejtimi për automjet.

Kodet e reja edhe për drejtimin e automjeteve pa patentë janë ashpërsuar. Të gjithë ata që kapen në timon pa qenë të pajisur me patentë do të kenë të shtyrë me një vit marrjen e lejes së drejtimit.

Për të miturit, ndëshkimi bëhet edhe më i rreptë, pasi ata do të duhet të presin dy vjet më shumë për t’u pajisur me patentë. Mosha e kërkuar për të marrë lejen e drejtimit rritet nga 18 në 20 vjeç. Ndryshimet e kodit rrugor planifikohen për të forcuar rregullat edhe për shoferët e rinj, ata që e kanë fituar patentën brenda dy viteve të fundit.

Për këtë grup, parashikohet një tolerancë zero ndaj alkoolit, me kërkesën për të pasur nivelin 0 gram alkool në testin e alkoolit, së bashku me kufizime shpejtësie deri në 90 kilometra në orë në autostradë dhe 80 kilometra në orë jashtë zonave të banuara.

Shkelja e këtyre rregullave do të ndëshkohet me gjobë që varion nga 5 deri në 15 mijë lekë, pezullim të patentës për një muaj dhe heqje pikësh. Nëse ndodhin dy shkelje brenda një viti, periudha e kufizimeve do të zgjatet nga dy në tre vjet.

Një ndryshim tjetër i rëndësishëm ka të bëjë me pezullimin e patentës. Ndryshe nga më parë, kur kjo masë mund të shmangej përmes pagesës së gjobës dyfish, tani pezullimi do të zbatohet automatikisht për patentat e lëshuara nga autoritetet shqiptare.

Gjithashtu, gjobat për shpejtësinë në zonat e banuara, garat me makina dhe manovrat e rrezikshme do të rriten ndjeshëm, duke vario nga 20 deri në 60 mijë lekë.

Drejtuesit e mjeteve që kapen dy herë brenda një viti duke përdorur celularin gjatë drejtimit do të përballen me pezullimin e patentës për tre muaj.

Ndalimi i përdorimit të celularëve zgjerohet jo vetëm për shoferët e automjeteve, por edhe për përdoruesit e biçikletave, motorëve deri në 50 kubikë dhe monopatinave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kush janë emrat që bëhen gati për stolin e Portugalisë?

Federata Portugeze e Futbollit ka filluar zyrtarisht procesin për...

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Tiranë, 19 qershor 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës...

6 të vrarë dhe 20 të plagosur nga sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës

Ministria e Jashtme e Ukrainës njoftoi të premten se...

Gjendet i mbytur në liqenin e Vrionit një 62-vjeçar në Gjirokastër

Mëngjesi i kësaj të premteje ka sjellë një ngjarje...