Humbi gjymtyrët në luftë/ “Kush është mëkati im?”, rrëfimi prekës i 13-vjeçarit nga Palestina

Publikuar me datë:

13-vjeçari Akram al-Fayoumi, i cili humbi krahun e majtë dhe këmbën e djathtë në një sulm izraelit në Gaza, po vazhdon jetën falë pasionit të tij për rollerat dhe kalërimin.

Në Gaza, ku dhjetëra mijëra njerëz kanë humbur jetën në sulmet e ushtrisë izraelite që nga tetori i vitit 2023, sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara (OKB), më shumë se 6.600 njerëz që kanë pësuar humbje të gjymtyrëve kanë nevojë për mbështetje protetike dhe rehabilitimi.

Akram, një nga mijëra fëmijët me aftësi të kufizuara në Gaza, përshkroi momentin e sulmit që çoi në humbjen e një krahu dhe një këmbë.

“U plagosa në shkollën Abdulfattah Hammoude. Po shkoja të merrja rollerat për të luajtur me miqtë e mi kur papritmas një raketë goditi dhe përfundova në Spitalin Baptist Al-Ahli”, rrëfen ai.

Akrami , i cili tha se kushëriri i tij e çoi në spital pas sulmit, deklaroi: “Vazhdova të recitoja Shehadetin gjatë rrugës. Kur u zgjova, kuptova se kisha humbur dorën dhe këmbën”.

Fëmija palestinez, i cili tha se nuk mund ta kuptonte se çfarë ndodhi, gjatë rrëfimit të tij u shpreh: “Cili është krimi ynë, mëkati ynë në këtë luftë? Pse iu nënshtruam kësaj? Pse u plagosa kështu dhe më prenë dorën dhe këmbën? Ndjeva sikur nuk kisha më asgjë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

La derën e bankës pa mbyllur dhe iku në tualet, zbardhet rrëfimi i rrojes së arrestuar

“…Isha në banjë, kur ndodhi grabitja e arkës së...

Dy persona u plagosën nga shpërthimi i një bombe në Përmet, policia jep detaje

Policia ka dhënë detaje mbi ngjarjen e rëndë të...

Zjarr i përmasave të mëdha në Nju Delhi, mbi 21 viktima

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shkaktuar të...