Hodhi dhera dhe inerte në Dhërmi, gjobitet dhe pezullohet aktiviteti i kompanisë Gjikuria

Publikuar me datë:

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndëshkuar me 10 milionë lekë gjobë kompaninë “Gjikuria.”

Sipas njoftimit, gjatë inspektimit në Dhërmi, u konstatua një vend depozitim mbetjesh inerte dhe dhera të dala nga gërmimet në krye të fshatit. Rezultoi se kompania kishte kryer shkelje sepse nuk ishte e pajisur me Leje Mjedisi të tipit B shtojca 5.2.

Për shkak të këtyre shkeljeve, kompanisë i është vendosur gjoba 10 milionë lekë si dhe është pezulluar aktiviteti deri në pajisjen me lejen përkatëse, si dhe ka detyrimin për të rehabilituar zonën ku janë kryer depozitimet e inerteve, brenda një afati të arsyeshëm.

Sakaq, vlen të theksohet se kompania “Gjikuria”, njihet gjerësisht për afërsinë e saj me qeverinë dhe institucionet publike. Ndër vite, kjo kompani ka qenë përfituese e dhjetëra miliona eurove përmes tenderave publikë, koncesioneve dhe projekteve të mëdha të infrastrukturës të rrugëve dhe PPP-ve të rëndësishme, shpesh e akuzuar për rrugë të privilegjuara kontraktimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...