Një grua 32-vjeçare është vënë në pranga nga autoritetet greke, pasi dyshohet për kryerjen e disa vjedhjeve si dhe për mosbindje ndaj urdhrave të policisë.
Sipas të dhënave hetimore, ajo mendohet të ketë përfituar nga pozicioni i saj si ndihmëse shtëpiake, duke përdorur qasjen në banesat ku punonte në zonat Ekali dhe Agia Paraskevi për të vjedhur bizhuteri me vlerë të lartë. Autoritetet theksojnë se aktivitetet e saj dyshohet të kenë filluar që në janar 2025.
Për të shmangur zbulimin dhe kapjen, 32-vjeçarja akuzohet se ka përdorur identitet të rremë gjatë prezantimit. Gjithashtu, gjatë një kontrolli të realizuar nga policia, ajo nuk pranoi të bashkëpunonte me efektivët.
Gjatë inspektimeve në pronën dhe banesën e saj, policia sekuestroi një telefon celular. Pas arrestimit, e dyshuara është dërguar në prokurorinë përkatëse për vazhdimin e procedurave ligjore.

