Një 31-vjeçar nga Skrapari akuzohet se ka kryer në pak javë një grabitje të dhunshme në Tiranë dhe 3 vjedhje banesash në Kavajë.
Policia e Durrësit njoftoi sot (25 mars) se ka arrestuar T.H., me precedent për vjedhje. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, gjatë muajve shkurt dhe mars 2026, ka vjedhur orendi, pajisje dhe sende me vlerë, në 4 banesa, në Golem dhe Kavajë.
“Si rezultat i punës intensive hetimore që kryhet për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe kapjen e autorëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, bazuar dhe në informacione të siguruara në rrugë operative, zbardhën disa vjedhje të kryera gjatë dy muajve të fundit dhe identifikuan autorin e dyshuar, shtetasin:
-T. H., 31 vjeç, banues në Skrapar.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, gjatë muajve shkurt dhe mars 2026, ka vjedhur orendi, pajisje dhe sende me vlerë, në 4 banesa, në Golem dhe Kavajë.
Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 4, Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se më datë 17.03.2026, në bashkëpunim me një tjetër shtetas, i ka vjedhur me dhunë një 28-vjeçari, 2 celularë dhe një shumë parash.
Veprimet procedurale për ndalimin e këtij shtetasi u kryen nga strukturat e DVP Tiranë.”- njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë”.

