Gjyqi në themel për Veliajn, kryebashkiaku nuk shkon në seancë: S’dua të vij!

Publikuar me datë:

Gjyqi në themel për kryetarin e arrestuar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka nisur në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Megjithatë, në seancën e sotme Veliaj nuk është paraqitur personalisht. Sipas raportimeve, ai ka refuzuar të marrë pjesë duke deklaruar: “S’dua të vij, të përfaqësohem nga avokati”.

Vendimi i tij për të munguar në sallën e gjyqit vjen pasi gjykata rrëzoi kërkesën e tij që procesi gjyqësor të transmetohej drejtpërdrejt për publikun.

Në të njëjtën dosje bën pjesë edhe biznesmeni Elman Abule, i cili është paraqitur në GJKKO i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Abule ndodhet aktualisht nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

SPAK ka kopsitur dosjen kundër Erion Veliajt me 13 episode për korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve në burg.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...