Gjykata e Posaçme dënon me burg Florenc Çapjan dhe dy të tjerë

Publikuar me datë:

Gjykata e Posaçme dënon me 6 vite burg Florenc Çapjan, Alket Xhixhën dhe Elvin Merlika, dënimi zbret ne 4 vite për shkak të gjykimit me procedurë të shkurtuar.

Çapja , Xhixha dhe Merlika u gjetën fajtorë për veprat penale “sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, “grup i strukturuar kriminal.

Xhixha dhe Merlika akuzohen për sigurim të kushteve për eliminimin e Indrit Dokles, ndërsa Çapja për sigurim të kushteve dhe mjeteve për vrasjen e Sokol Sanxhaktarit.

Tre të dënuarit janë lidhje e ngushtë e Ervis Martinaj, i zhdukur që nga gushti i vitit 2022.

Sipas bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani, Ervis Martinaj ofroi 500 mijë euro për të vrarë Indrit Doklën, pasi e kishte kundërshtar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related