Gazetarja Ola Xama ka marrë pjesë në protestën për mbrojtjen e pasurive publike, duke theksuar se roli i saj si qytetare është po aq i rëndësishëm sa ai i gazetare.
Ajo u shpreh se ka ardhur jo vetëm për Zvërnecin, por për të gjitha pasuritë publike të Shqipërisë, të cilat sipas saj i përkasin shqiptarëve dhe jo politikës apo pushtetit.
Në fjalën e saj, Xama akuzoi kryeministrin për gënjeshtra, duke thënë se deklaratat e tij në konferencën e djeshme ishin mashtruese. “Mos negocioni, sepse dikush që do të vjedhë sot, do të vjedhë edhe nesër,” u shpreh ajo, duke bërë thirrje qytetarëve të mos bien pre e manipulimeve.
Ola Xama: “Unë jam gazetare dhe ndoshta nuk do të duhej të isha në protestë, sepse duhet të raportoj për protestën. Por para se të jem gazetare, jam qytetare e këtij vendi. Dhe kam ardhur sot jo vetëm për Zvërnecin, por për të gjitha pasuritë publike të Shqipërisë, që janë të shqiptarëve dhe jo të politikës, jo të pushtetit.
Nuk janë në dorë të biznesmenëve. Ne po gënjehemi. Kryeministri gënjeu! Doli dhe gënjeu hapur dje në konferencë. Mos negocioni, sepse dikush që do të vjedhë sot, do të vjedhë edhe nesër.”

