FOTO/ Kush është autori i plagosjes së Juxhin Hamajezit, përplasja për borxhin 30 mijë euro

Publikuar me datë:

Personi që shihni në foton e mësipërme (majtas) është Klodian Kallos, i dyshuari kryesor për plagosjen me armë zjarri të Juxhin Hamajezit, ngjarje e ndodhur një ditë më parë në TIranë.

Pas atentatit, policia shpalli në kërkim Kallon, si dhe dy bashkëpunëtorët e tij të dyshuar, Gjergji Lleshi dhe Lulzim Mejdani.

Sipas hetimeve paraprake, shkak i konfliktit dyshohet të jetë bërë një automjet me vlerë rreth 30 mijë euro, të cilin Hamajezi dyshohet se ia kishte marrë autorit pa kryer pagesën.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Klodian Kallo kishte shkuar në lokalin e 34-vjeçarit për t’i kërkuar paratë dhe e kishte kërcënuar se në të kundërt do ta vriste. Fillimisht mes tyre ka pasur një debat verbal, i cili më pas degradoi në përdorimin e armës.

Në kulmin e konfliktit, Kallo dyshohet se ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të Hamajezit, duke e plagosur me një plumb në këmbë. Pas ngjarjes, autorët janë larguar nga vendi i krimit dhe vijojnë të jenë në kërkim.

Ndërkohë, Juxhin Hamajezi, i njohur edhe me mbiemrin Mumajesi, nuk është emër i panjohur për policinë. Ai ka qenë i përfshirë edhe më herët në ngjarje kriminale.

Në vitin 2018, Hamajezi mbeti i plagosur në një atentat të ndodhur në lokalin “Enea” në zonën e Kinostudios në Tiranë, ku u raportuan mbi 15 të shtëna me armë zjarri. Në atë ngjarje mbetën të plagosur edhe Rivelino Mumajesi dhe Ibrahim Durollari.

Asokohe, në media u përfol emri i ish-efektivit Santiago Malko si personi që kishte qëlluar ndaj dy vëllezërve, për shkak të prishjes së pazareve të drogës, megjithëse ai nuk u arrestua kurrë për atë ngjarje.

Po ashtu, Hamajezi rezulton të jetë arrestuar edhe në qershor të vitit 2021, i dyshuar për trafik të emigrantëve sirianë.

Grupi hetimor vijon hetimet për kapjen e Kallos dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

2 marinarë të zhdukur pas sulmit me anije cisternë në Ngushticën e Hormuzit

Dy marinarë rezultojnë të zhdukur dhe 23 të tjerë...

“Bisedat në ChatGPT lexohen nga kontraktorë”, çfarë duhet të dini për mbrojtjen e privatësisë

Nëse e përdorni ChatGPT si një forum privat, terapist, partner kodimi apo si një hapësirë për të punuar me mendimet tuaja personale, mund të duhet të mendoheni dy herë para se të klikoni butonin “dërgo”. Një raport i “404 Media” zbulon se OpenAI punëson qindra kontraktorë njerëzorë për të lexuar, përmbledhur dhe kritikuar bisedat reale […]

Arabia Saudite zvogëlon eksportet e naftës në Evropë pas sulmit në tubacion

Arabia Saudite ka ndërprerë pjesërisht eksportet e naftës drejt...

Zjarr në Trush të Poshtëm, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një vatër zjarri është shfaqur mbrëmjen e sotme në një sipërfaqe toke në fshatin Trush i Poshtëm, në Bashkinë Vau Dejës. Flakët janë konstatuar nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për izolimin e vatrës. Pas ndërhyrjes, zjarri është vënë nën kontroll dhe […]