Teksa sezoni turistik ka nisur zyrtarisht, numri i pushuesve në bregdetin e Shëngjinit po vjen gjithnjë në rritje. E gjithë vija bregdetare, nga Rana e Hedhun deri në Kune, është populluar nga vendas dhe të huaj, ndërsa vijojnë të dominojnë shqiptaret e kosoves
Pushuesit vlerësojnë pastërtinë e plazhit, çmimet e favorshme dhe bukuritë natyrore që ofron zona, ndërsa shprehen se Shëngjini mbetet një nga destinacionet e tyre të preferuara verore dhe një vend ku rikthehen çdo vit.
Ndërkohë, strukturat akomoduese raportojnë një interes të shtuar nga turistët dhe shprehen optimiste për muajt në vijim. Referuar rezervimeve të deritanishme, numri i pushuesve dhe turistëve pritet të jete gjithnje ne rritje, duke e kthyer Shëngjinin në një nga destinacionet më të frekuentuara të bregdetit shqiptar edhe këtë sezon turistik.
Fluks pushuesish në bregdetin e Shëngjinit
Publikuar me datë:

