Burime zyrtare bëjnë me dije se në Kapshticë kanë hyrë 6245 shtetas dhe kanë dalë 4685 shtetas.
Ndërkohë, në Qafë Thanë kanë hyrë 5968 shtetas dhe kanë dalë 6318 të tjerë.
Fluksi në Kapshticë është rritur ndjeshëm për shkak të shtetasve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, të cilët kthehen për të kaluar Pashkët Ortodokse pranë familjarëve të tyre.
Ndërsa në Qafë Thanë, gjatë këtyre ditëve vihet re një fluks i shtuar, pasi shumë qytetarë shqiptarë udhëtojnë drejt Maqedonia e Veriut për të furnizuar automjetet me karburant dhe për të blerë produkte ushqimore, për shkak të çmimeve më të ulëta.

