Fitorja e Vllaznisë, eleminon Egnatian dhe Dinamon, në finale mund të luhet gjithçka

Publikuar me datë:

Vllaznia-Egnatia është përballja e parë e javës së dytë të Final Four. Ky takim është rezervuar për të shtunën, më 23 maj prej orës 19:00 në stadiumin “Air Albania”.

Ekziston një skenar ku Vllaznia zyrtarisht mund të nxjerrë nga gara për titull dy ekipe. Fitorja e kuqebluve ndaj Egnatias do të bënte, që rrogozhinasit dhe Dinamo të mbyllnin llogaritë e tyre.

Egnatia nuk e ka provuar shijen e fitores ndaj kuqebluve në këtë sezon. Megjithatë, kujtojmë se në të njëjtën pozitë ishte edhe Elbasani në javën e kaluar dhe nuk ia doli. Ekipi i Nevil Dedes i dha leksion verdhebluve duke bërë që jo vetëm të jetë në garë, por tashmë si rivali më i rrezikshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related