Një juri në shtetin e New Mexico ka arritur në përfundimin se Facebook ka mashtruar rreth 2.1 milionë qytetarë në lidhje me mënyrën e përdorimit të të dhënave të tyre personale.
Ky vendim nga Santa Fe vjen si rrjedhojë e skandalit Cambridge Analytica, ku të dhënat personale të dhjetëra mijëra përdoruesve të Facebook janë mbledhur pa dijeninë e tyre dhe janë shfrytëzuar për fushata politike.
Vendimi thekson se secili nga 2.1 milionë banorët e New Mexico-s përfaqëson një shkelje të veçantë të ligjit për mbrojtjen e konsumatorit në këtë shtet.
Tani, pritet që gjyqtari të vendosë shumën e gjobës që do t’i caktohet Facebook. Sipas ligjeve vendore, për çdo shkelje mund të aplikohet një ndëshkim deri në 5,000 dollarë, duke e çuar në teori vlerën totale rreth 10.5 miliardë dollarë.
Kjo çështje është një ndër zhvillimet pasuese të krizës Cambridge Analytica, e cila mori përmasa botërore në vitin 2018 dhe hapi diskutime të gjera mbi privatësinë si dhe menaxhimin e të dhënave nga gjigantët e teknologjisë.
Pas shpërthimit të skandalit, Cambridge Analytica u mbyll dhe iu nënshtrua procesit të falimentimit në po atë vit.

