Ernest Muçi dhuron spektakël në Turqi, sulmuesi shqiptar i shënon supergol Besiktasit

Publikuar me datë:

Ernest Muçi vazhdon të shkëlqejë në kampionatin turk, teksa ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me fanellën e Trabzonsporit në një sfidë shumë të veçantë për të.

Sulmuesi shqiptar ishte protagonist në transfertën ndaj ish-skuadrës së tij, Beshiktashit, duke ndëshkuar pikërisht ekipin nga i cili u largua.

Muçi tregoi klasin e tij në minutën e 62-të, kur përfitoi nga një top i marrë në krahun e majtë të zonës dhe realizoi me një goditje elegante të harkuar.

Topi përfundoi në cepin e largët të portës, pa i lënë asnjë shans portierit kundërshtar, ndërsa goli i tij i dha përkohësisht avantazhin 2-1 Trabzonsporit në një duel mjaft të luftuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related