Erjon Braçe: Më thanë se jam faktor që ndikoj për keq, do ta bëj betejën vetëm

Publikuar me datë:

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar në lidhje me ekzistencën e qëndresës brenda forcës së tij politike rreth Reformës Territoriale. Gjatë diskutimit të mbajtur këtë të enjte në Kuvend, Braçe ka shprehur publikisht kundërshtinë e tij ndaj propozimeve për ndryshimet në Reformën Territoriale, duke theksuar se këtë qëndrim e ka ndërmarrë në mënyrë të pavarur.

Ai shtoi se së fundmi është cilësuar si një faktor që ushtron ndikim negativ mbi të tjerët, një akuzë që Braçe e mohoi të ketë ndodhur ndonjëherë. Sipas tij, është i hapur për këdo që dëshiron të ndajë të njëjtën mendje me të, pa ushtruar ndikim mbi askënd.

“Unë kam zgjedhur që ta bëj këtë betejë vetëm, as të mos lëndoj kënd, as të mos tërheq kënd në këtë histori. Edhe për një arsye tjetër. Se nja dy mbledhje më përpara të Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, edhe sot dëgjova se unë jam faktori që ndikoj për keq edhe tek të tjerë.

Nuk e kam tentuar asnjëherë këtë gjë, edhe nuk kam ndërmend ta bëj këtë gjë. Unë kam mendime te mia nëse dikush e ndjen më ato mendime që kam është i mirëpritur ta ndaj më mua, ta ndaj me të tjerët. E kështu më radhë, Por nuk e kam tentuar këtë gjë sepse nuk dua ti bëj dëm askujt”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related