Një 31-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë pasi në makinë iu gjetën 1000 fara kanabisi të cilat do t’i shiste.
Sipas policisë, shtetasi Renis Aliaj u ndalua në Rrugën e Dafinave. Atij iu sekuestruan makina tip ‘Benz’ dhe farat e bimës narkotike.
“Në kuadër të operacionit, në Rrugën e Dafinave, u ndalua automjeti që drejtonte shtetasi R. A. Në automjet u gjet një qese me 1000 fara të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi R. A., 31 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, farat narkotike dhe automjeti tip “Benz” që drejtonte 31-vjeçari”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

