Ekzekutimi i Selami Hasanit, i plagosur vëllai i tij, asnjë gjurmë nga autorët

Është vrarë mëngjesin e sotëm Selami Hasani, një person me precedent të theksuar kriminal, i dënuar me 25 vite burg për vrasje dhe i liruar pak ditë më parë nga qelia.

Korrespondenti i Top Channel, Neritan Trifoni, bën me dije se i plagosur në gjendje të rëndë ka mbetur edhe vëllai i viktimës, Jakup Hasani.

Ndërkohë, dyshimet e para bëjnë fjalë se autorët mund të jenë futur në banesën e viktimës.

Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve, ndërsa në periferi të Fierit, pak pas raportimit të vrasjes, është djegur një automjet. Dyshohet se mund t’u përkasë autorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe