‘Ecin si të tërbuar, s’ka drejtësi ’/ Flasin banorët pas aksidentit tragjik në Durrës me dy viktima të mitur

Publikuar me datë:

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen numër 17 në Durrës, ku dy fëmijë kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë, pasi u përplasën nga një automjet.

Viktimat ishin duke luajtur futboll në trotuarin pranë banesave të tyre kur u goditën fatalisht.

Tragjedia thellohet edhe më tej kur mësohet se familja e njërit prej fëmijëve të përfshirë në aksident përballet me një dramë të dyfishtë. Prindërit e tij ndodhen në Itali, ku babai po lufton me një sëmundje të rëndë.

Banorët e zonës, të tronditur dhe të revoltuar, kanë reaguar ashpër pas ngjarjes. Dëshmitarët okularë u shprehën se shpejtësia e lartë e mjeteve në këtë aks rrugor, është një problem i vazhdueshëm dhe i rrezikshëm.

Ata akuzojnë për mungesë kontrolli nga ana e policisë dhe kërkojnë marrjen e masave urgjente për të garantuar sigurinë e jetës së fëmijëve dhe banorëve të tjerë.

“Si të tërbuar ecin njerëzit këtu. Policia duhet të jetë më korrekte, se pas orës 10 nuk kalon njeri këtu. Jemi shumë të tronditur,” u shpreh një nga banorët.

Dëshmitë e banorëve:

Jemi pa fjalë. Çfarë të flasësh? Kur ta shikoj pikën tënde para shtëpisë. Kjo është tragjike. Ka një problem këtu, ecim shpejt shoferët, por duhet policia me tepër kontroll në këtë rrugë. Duhet bërë më tepër kontroll. Këtu është problemi që policia duhet të jetë më korrekte. Se mbas 10 nuk kalon këtu, asnjë nuk vjen policia. Edhe është njoftuar nga ana jonë. Ky është problemi.

Më rëndë s’kemi parë më. Më keq, nuk e di. Unë kam qenë ulur në kafe aty. Kanë qenë ulur, ka rënë nga goma aty, i ka çuar, i ka plasur atje. Situatë më të keqe, më s’kemi parë.

 Me shpejtësi…

Veç që i kam parë fëmijët kur ka kërcitur që i ka marrë zvarrë. Ecin shumë. Sidomos, po njoh unë ja njëri vetë, po shoh këtu mbasdite, shumë ca janë edhe të lagjes, pa patenta, pa gjë, kokërr plumbi, hajde se. Domethënë mos të jemi… Shumë vëlla. Me shpejtësi. Si të tërbuar ecin njerëzit këtu. Këtu në rrugë, që të bëhet rruga si gjak dynjaje, përditë e përnatë. Ku t’i lëmë fëmijët e shkretë? Çfarë faji ka ai i shkretë? Me gjak u bë. Njëri është komshi këtu. Tjetri komshi këtu. Të lagjes i kemi, i kemi rritur, i kemi ushqyer të vegjël. E kemi komshi. Nuk e di tjetrin, nuk e di. Njëri ka shpëtuar. Tre! Njëri është Tiranë, dy të rëndë, i katërti ka shpëtuar thonë, nuk e di. O Zot, nuk e durojmë dot.

Policia e shtetit të veprojë siç duhet, të shtojë forcat e rrugëve. Se po vriten! Kalojnë makinat këtu mbi 160 km/h. Është tmerr! Kemi frikë! Motorët natën nuk pushojnë. Ku janë fëmijët tanë? Janë, janë të pasigurt. Siç i gjetëm këta sot nën rrotat e makinave, mund të gjejmë çdo fëmijë. Jemi shumë të tronditur. Edhe të mëdhenjtë, edhe të mëdhenjtë, është tmerr! Këtu rrinë gjithë ditën pinë drogë! Policia e shtetit, ku është? Këtu pinë drogë, këtu bie rruga erë drogë! Bie rruga erë drogë! Ku kap policia? Po të na rrojmë, jemi me hall, kemi frikë të kalojmë në rrugë.

I ka në Itali. Çfarë bëhet situata? Po ja, e mori vesh, s’e di a e ka marrë vesh apo jo. Nuk e di a e ka marrë vesh. Kanë ardhur për ta marrë këtu në Shqipëri. Nuk e di, thonë që është nisur por nuk e di. Situata ka mbaruar, njerëzimi! Si konceptohet, fëmija aty luan, e ka marrë makina, e ka kapur, e ka hedhur aty në post. Ku është shteti, ku është drejtësia? S’ka shtet, s’ka drejtësi këtu. Janë lëkundur themelet! Jeni duke ngrënë kot me shtatë palë rrjeta për tokën!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related