E rëndë në Francë, 16-vjeçari vret vëllanë dhe plagos rëndë nënën

Publikuar me datë:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë, ku një 16-vjeçar është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e vëllait të tij 13-vjeçar dhe plagosjen e rëndë të nënës së tyre.

Sipas mediave franceze, hetuesit po verifikojnë dyshimet se adoleshenti mund t’i ketë prerë fytin të miturit, duke i shkaktuar vdekjen, ndërsa më pas ka sulmuar edhe nënën brenda banesës familjare.

Ngjarja është regjistruar gjatë natës mes 25 dhe 26 majit. Pas krimit të dyshuar, 16-vjeçari, i cili raportohet se ka pasur më herët probleme të shëndetit mendor, është vetëdorëzuar në polici.

Forcat e rendit, që mbërritën në vendngjarje, gjetën nënën dhe djalin 13-vjeçar në dhoma gjumi. I mituri nuk arriti t’u mbijetojë plagëve, ndërsa nëna është dërguar në spital në gjendje të rëndë me dëmtime serioze në kokë. Sipas burimeve policore, në banesë është gjetur edhe një thikë dhe një çekiç, të cilat dyshohet se janë përdorur në sulm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

Miqësorja Shqipëri-Izrael nuk ka kaluar pa tension. Ishte minuta...

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

Gazetari Lutfi Dervishi e ka vlerësuar protestën para Kryeministrisë,...

Studentët e Shkodrës ngrihen nesër në protestë për Zvërnecin e Rrjollin

Studentë të disa degëve universitare të Shkodrës dhe maturantë...