E-albania “mbyll qepenin”, Rama: Me Diellën do shkojmë shumë lart!

Publikuar me datë:

Edi Rama ka vijuar me propagandën edhe ditën e sotme, duke mohuar se Prokurimet Publiket të cilat do të monitorohen nga Inteligjenca Artificiale kanë pësuar rënie.

Në një reagim në rrjete sociale, Rama shkruan se me Diellën në prokurimet publike do të arrihet brenda këtij mandati, një nivel integriteti e shpejtësie që do të ta rendisë Shqipërinë, sipas tij, në nivelin më të lartë europian.

Nuk dihet se si do të shkojë shumë lart Shqipëria me “Diellën”, ndërkohë që kjo e fundit prej disa muajsh ka shfaqur probleme në përdorim, për më tepër ditët e fundit, portali e-albania, ka mbyllur qepenin duke dalë fare jashtë funksionit.

Reagimi i Ramës:

Hedh budallai i madh një gur në lumë dhe pastaj të vegjëlit bëjnë si të mençur për ta nxjerrë, duke thënë që integriteti i prokurimeve publike në Shqipëri paska shënuar rënie!

Po se si e shënoi këtë rënie, kur në fakt Shqipëria u përfshi për herë të parë në portalin europian të matjes së integritetit të prokurimeve për shtetet e Bashkimit Europia, duke dalë më mirë se sa shumë prej tyre, këtë as i madhi e as të vegjëlit nuk kanë se si e thonë, sepse budallallëku ka kufi vetëm vetveten🤷🏻‍♂️

Rëndësi ka që duan s’duan ata që s’duan, sot Shqipëria vlerësohet ndërkombëtarisht si asnjëherë më parë, edhe në fushën e prokurimeve, ku kemi bërë progres të madh dhe jemi ende në ngjitje, sepse me Diellën në prokurimet publike do të arrijmë brenda këtij mandati, një nivel integriteti e shpejtësie që do të na rendisë në nivelin më të lartë europian, falë Inteligjencës Artificiale🇦🇱🦅🇪🇺

Hedh budallai i madh një gur në lumë dhe pastaj të vegjëlit bëjnë si të mençur për ta nxjerrë, duke thënë që integriteti i prokurimeve publike në Shqipëri paska shënuar rënie! Po se si e shënoi këtë rënie, kur në fakt Shqipëria u përfshi për herë të parë në portalin europian të… pic.twitter.com/a4vXMTgtuB — Edi Rama (@ediramaal) May 12, 2026

Hedh budallai i madh një gur në lumë dhe pastaj të vegjëlit bëjnë si të mençur për ta nxjerrë, duke thënë që integriteti i prokurimeve publike në Shqipëri paska shënuar rënie!

Po se si e shënoi këtë rënie, kur në fakt Shqipëria u përfshi për herë të parë në portalin europian të… pic.twitter.com/a4vXMTgtuB

— Edi Rama (@ediramaal) May 12, 2026

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Artan Hoxha: Në Shqipëri kanë humbur 15 tonë kokainë, garantuesit i kanë grabitur

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të...

Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndihma e Qeverisë?

Rreth dy javë para zgjedhjeve parlamentare, Qeveria në detyrë...

Gazetari zbulon detaje rreth 43-vjeçarit që vrau efektivin e “Shqiponjave”

Gazetari Artin Halili zbuloi të tjera detaje rreth profilit...