Durro largohet nga Vllaznia, firmos me Ulqinin në Superligën malazeze

Publikuar me datë:

Sead Durro nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Vllaznisë në volejboll. Volejbollisti 20-vjeçar, kampion me ekipin kuqeblu dhe një nga figurat më të spikatura të përfaqësueses së të rinjve të Shqipërisë, ka marrë vendimin për të vazhduar karrierën e tij jashtë vendit.

Ai është transferuar te klubi i Ulqinit, një ekip që garon në Superligën e Malit të Zi, duke bërë një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tij sportiv. Klubi malazez ka bërë të ditur zyrtarisht këtë përforcim të ri, duke vlerësuar në njoftimin e saj cilësitë teknike, potencialin, dhe perspektivën e talentit nga Shkodra.

Kalimi i Durros te Ulqini është pritur me entuziazëm si nga drejtuesit e klubit të ri, ashtu edhe nga ekspertët e sportit, të cilët e shohin atë si një përforcim të çmuar për sezonin e ri në elitën e volejbollit malazez.

Pasi përfundoi vitet e tij të formimit dhe arriti suksese me Vllazninë, ky transferim përbën një kapitull të ri në karrierën e tij, ndërsa ai ka ambicie për t’u afirmuar edhe në nivel ndërkombëtar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

5 të plagosur/ Aksident në aksin Peqin-Elbasan, përplasen 2 automjete

Një aksident  automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin...

Arrestohen 4 persona, sulmuan gazetarët në Bregun Perëndimor

Katër individë izraelitë janë arrestuar në Bregun Perëndimor me...

Shkodra tronditet sërish. Humb jetën qytetari nga të shtënat me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e...