“Dribloi” për herë të dytë vdekjen, zbulohet gjendja e Eriksen

Publikuar me datë:

Momente frike për Christian Eriksen, me fantazistin danez që “driblon” për herë të dytë vdekjen. Pesë vite pas atyre pamjeve dramatike kur u kolapsua gjatë ndeshjes me Finlandën, në “Euro2021”, Eriksen tremb sërish, bie në tokë pa ndjenja gjatë miqësores ndaj Ukrainës, por për fat të mirë, danezi u përmend shpejt, madje këtë herë u çua me këmbët e tij duke iu drejtuar në mënyrë të vetëdijshme autoambulancës, për t’u shtruar më pas në spital.

Në pritje të informacioneve për gjendjen e tij shëndetësore, miqësorja Danimarkë-Ukrainë u ndërprere. Federata daneze e futbollit me anë të një reagimi sqaroi se: “Christian Eriksen është i vetëdijshëm, është mirë”.

Morten Boesen, mjeku u përfaqësueses daneze shpjegoi më pas atë që ndodhi në fushë me Eriksen:

“Christian është mirë në këto momente. Ishte vetë ai që na kërkoi të shkonim në spital me ambulancë, kjo ishte një shenjë e mirë. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me mjekët. Në këndvështrimin tim, pajisja që Eriksen ka e bërë punën si duhet”, u shpreh Boesen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Dosja “Veliaj”, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Biznesmeni Elman Abule është paraqitur ditën e sotme paraqitet në...

“Mbi 50 mijë procedime penale në 2025″/ Olsian Çela: Kriminaliteti në rritje

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, raportoi në Komisionin e...