Detaje nga djegia e katër betoniereve në Vlorë, policia sekuestron kamerat e sigurisë

Publikuar me datë:

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës, rreth orës 02:30, në zonën e Fushë Dukatit, ku katër betoniere të tonazhit të rëndë janë përfshirë nga flakët brenda një kantieri pune.

Sipas burimeve paraprake, mjetet kanë qenë të parkuara në ambientet e kantierit në momentin e ngjarjes. Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe shërbimet zjarrfikëse.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, ndërsa ngjarja ka ngritur dyshime të forta për zjarrvënie të qëllimshme. Efektivët e policisë dhe grupi hetimor kanë nisur menjëherë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Burime nga policia bëjnë me dije se janë sekuestruar kamerat e sigurisë të kantierit, me qëllim sigurimin e pamjeve që mund të ndihmojnë në përcaktimin e shkakut të zjarrit dhe identifikimin e autorëve të mundshëm.

Hetimet vijojnë, ndërsa pritet që pamjet filmike të hedhin më shumë dritë për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme apo për një ngjarje aksidentale.

Ndërkohë, dëmet e shkaktuara në katër mjetet e tonazhit të rëndë janë të konsiderueshme. Edhe një ditë pas ngjarjes, betoniereve të parkuara në vendin ku u përfshinë nga flakët u duken qartë gjurmët e djegies, pasi mjetet janë shkrumbuar pothuajse totalisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Flakadanë dhe tymuese në Kuvend, përjashtohen nga seanca katër deputetë të PD (EMRAT)

Deputetët e opozitës, Blendi Himçi dhe Ivi Kaso, Bledion...

Pas përplasjeve dhe kaosit të javës së kaluar, nis seanca plenare në Kuvend! 18 pika në rendin e ditës

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në një tjetër seancë plenare, pas tensioneve dhe përplasjeve të forta që shoqëruan punimet parlamentare të enjten e kaluar. Deputetët pritet të shqyrtojnë një rend dite të ngjeshur, me 18 pika, ku përfshihen interpelanca me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, si dhe një sërë projektligjesh që […]

Flori Spahija rikthehet kuq e blu!

Flori Spahija rikthehet kuq e blu!Sërish me fanellën...