Del jashtë funskionit facebook, përdoruesit pa akses në platformë

Publikuar me datë:

Përdoruesit e Facebook kanë raportuar një sërë vështirësish në funksionimin e platformës në minutat e fundit, duke u përballur me probleme në ngarkimin e përmbajtjes.

Raportet tregojnë se faqja hapet pa pengesa, por shfaq vetëm elementë gri të ngarkimit, duke mos lejuar shfaqjen e postimeve, faqeve, apo seksioneve të tjera të rrjetit social. Këto probleme janë evidentuar në të dyja platforma, si në versionin desktop ashtu edhe në aplikacionin mobil.

Derisa nuk ka pasur ende një përgjigje zyrtare nga Meta që shpjegon shkakun e kësaj situate, përdoruesit vazhdojnë të ndeshen me vështirësi në aksesimin e Facebook. Pritet që kompania të ofrojë një sqarim zyrtar nëse këto probleme do të vazhdojnë edhe në orët e ardhshme.

Gjithashtu, disa përdorues kanë përmendur se po hasin vështirësi dhe me Instagramin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Erion Isai paraqitet në SPAK

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, ka shkuar sërish në...

Vllaznia dominon atletikën shqiptare, shpallet kampione për herë të 30-të

Vllaznia vijon të shkruajë historinë në atletikën shqiptare. Ekipi...

Makina përplas për vdekje fëmijën në rrugën Korçë-Ersekë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë...