Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Fation Mani ka akuzuar Bashkinë Shkodër se ka penguar pjesëmarrjen e bandës frymore në ceremoninë përkujtimore të 80-vjetorit të Kryengritjes së Postribës.
Sipas Manit, banda frymore është larguar nga aktiviteti i organizuar nga familjarët, të përndjekurit politikë dhe Partia Demokratike, duke pretenduar se kjo është bërë me urdhër të kryetarit të Bashkisë Shkodër, Benet Beci.
Në reagimin e tij, Mani e cilëson vendimin si të turpshëm dhe e lidh atë me qëndrimin që, sipas tij, institucionet vendore mbajnë ndaj kujtesës së viktimave të komunizmit.
Ai ka shprehur gjithashtu nderimin për banorët e Postribës që u ngritën kundër regjimit komunist, duke i cilësuar si njerëz që luftuan për lirinë dhe demokracinë e vendit.


