Dy shpërndarës droge dënohen me burg në Britani, kokaina dhe mbi 10 mijë paund u gjetën të fshehura në një mbajtëse televizori
Dy persona janë dënuar me burg pasi policia zbuloi kokainë dhe më shumë se 10 mijë paund të fshehura brenda një mbajtëseje televizori në Stoke-on-Trent, në Angli.
Mikele Bilali, 26 vjeç, pa adresë të përhershme, dhe Ervin Hasa, 25 vjeç, banues në zonën Boothen të Stoke-on-Trent, dolën të premten, më 2 tetor, përpara Gjykatës së Kurorës në Stoke-on-Trent, ku u dënuan me një total prej gati pesë vitesh burg.
Bilali u dënua me 1 vit e 10 muaj burg, pasi pranoi fajësinë për posedim të kokainës me qëllim shpërndarjen, drejtim automjeti pa leje drejtimi dhe drejtim pa siguracion.
Ndërsa Hasa u dënua me 3 vite burg, pasi pranoi fajësinë për posedim të kokainës me qëllim shpërndarjen dhe posedim të pasurisë që rrjedh nga veprimtaria kriminale.

