Blushi: “Gjyqi ndaj Metës i stisur, nuk ka asnjë provë. Presidenti nuk ka nevojë për avokat, s’ka asnjë qindarkë të paligjshme”

Publikuar me datë:

Në një komunikim për mediat Tedi Blushi foli për seancën ndaj Ilir Metës. Blushi tha se i gjithë procesi është i stisur ndërsa nënvizoi se sot u vërtetua se nuk ka asnjë provë ndaj tij.

“Edhe kjo seancë provoi se ndaj presidentit të PL Ilir Meta nuk ka asnjë fakt dhe asnjë provë. Edi Rama kurrë nuk është marrë në pyetje, por do të thirret si dëshmitar në MCGonigal. Nuk ka asnjë provë penale kundër Metës, ka qenë dhe është një proces fals i stisur  nga Edi Rama dhe McGonigal. Avokat më të mirë se veten e vet Meta nuk besoj se do të gjejë. Se kë do të zgjedhë që ta mbrojë e vendos ai, por zoti Meta s’ka nevojë për avokat. Nuk ka një qindarkë të paligjshme”, tha ai.

Seanca e radhës në GJKKO, për ish-çiftin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi do të mbahet në datën 29 korrik, në orën 10:00.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Shëngjini nën kontroll për zhurmat/ Nis monitorimi gjatë sezonit turistik

Policia e Lezhës ka intensifikuar kontrollet në zonën turistike...

Sezoni turistik veror sjell fluks të automjeteve në qytetin e Shkodrës

Sezoni i turizmit veror ka sjellë një rritje të dukshme në numrin e automjeteve që qarkullojnë në qytetin e Shkodrës. Në orët e mesditës sot, trafik i dendur u vërejt në hyrjen e qytetit, me radhë të gjata të makinave të regjistruara kryesisht në dalje. Për të administruar situatën dhe për të parandaluar kaosin në […]