Bletaria në Shkodër, rritet interesi për subvencionet, 200 aplikime më shumë se vitin e kaluar

Publikuar me datë:

Interesi i fermerëve për mbështetjen financiare në sektorin e bletarisë ka shënuar rritje gjatë këtij viti. Në qarkun e Shkodrës janë regjistruar rreth 200 aplikime më shumë se një vit më parë, duke dëshmuar interesin për zhvillimin e këtij aktiviteti bujqësor.

Andi Bilali, drejtor i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve në Qarkun Shkodër, konfirmon shtimin e kërkesave për të përfituar nga skemat mbështetëse për bletarët.

Ndërkohë, përfaqësuesi i Ministrisë së Bujqësisë, Nikolin Ucaj, vë në dukje potencialin e prodhimit të mjaltit në zonat malore të qarkut. Bimësia e pasur mjekësore dhe aromatike ndikon në cilësinë dhe veçoritë e mjaltit të prodhuar në këto zona.

Për të rritur mundësitë e përfitimit nga subvencionet, Ucaj u sugjeron bletarëve të bashkohen në grupe, duke krijuar mundësi për të përfituar më shumë nga skemat e mbështetjes.

Ndryshimet në skemat e subvencioneve kanë sjellë gjithashtu rritje të mbështetjes financiare për çdo koshere, duke synuar lehtësimin e kostove për prodhuesit.

Përmes këtyre skemave synohet nxitja e prodhimit, ruajtja e standardeve të cilësisë së mjaltit dhe shfrytëzimi i potencialit që ofron bletaria, veçanërisht në zonat malore të Shkodrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related