Berisha: Rama e rriti naftën 60% më shumë se në Kosovë dhe Maqedoni

Publikuar me datë:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se çmimi i naftës në Shqipëri është dukshëm më i lartë krahasuar me vendet fqinje.

Sipas tij, nafta në vend është 60% më e shtrenjtë se në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për ngarkesën fiskale të vendosur mbi karburantin, duke e cilësuar atë si një barrë të rëndë për qytetarët.

Jam këtu për një çështje madhore. Nafta në Shqipëri është shndërruar në një instrument të tiranisë ndaj shqiptarëve në një instrument të çmimeve stratosferike, të pakësimit të racionit ushqimor në tavolinë. Të çmimeve stratosferike, të largimit të tyre nga Shqipëria.

Çmimi i naftës në vendin ku gjenden fushat më të mëdha naftëmbajtëse në tokë, si Patos Marinza me 6 miliardë fuçi, çmimi i naftës në vendin me një seri portesh për importin.

Në Shqipëri ky çmim tejkalon me 60% çmimin e naftës në Maqedoni dhe Kosovë. Shkaqet e këtij çmimi të lartë para së gjithash dhe mbi të gjitha lidhen me ngarkesën absurde fiskale mbi litrin e naftës që ka vendosur Edi Rama. Faktori i dytë është kontrabanda” tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Aruba/ Berisha: Spanjollët sollën dosjen e plotë, Dumani fshehu zyrtarët e përfshirë

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë një deklarate për...

Valë e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë

Shqipëria pritet të përballet me një valë të fortë...

Rama sulmon sërish protestuesit: Mendje të cekëta që po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj protestave të...

Pas shembjes së objektit gjatë aksionit të Bashkisë Shkodër, Cliché nis protestën e heshtur

Biznesi Cliché ka njoftuar se do të pezullojë aktivitetin...