Berisha: Rama do vazhdojë krimin e tij monstruoz ndaj shqiptarëve duke reduktuar edhe 15 bashki

Publikuar me datë:

“Rama do vazhdojë krimin e tij monstruoz ndaj shqiptarëve duke reduktuar edhe 15 bashki”. “U tërhoq nga reforma territoriale në mënyrë të njëanshme kur e kuptoi se ka ngjallur pakënaqësi të madhe”. Kështu deklaroi kreu demokrat Berisha gjatë një konference shtypi në selinë e PD.

Berisha: Dhe pas kësaj antireformë vazhdohet në mënyrën më të papërgjegjshme, më antishqiptare që nga 60 të kalojnë në 40.

Unë duhet të përgëzoj zotin Luçiano Boçi dhe të gjithë anëtarët dhe ekspertët e komisionit, të cilët punuan me një përkushtim të madh për një reformë te re elektorale, e përcaktuar si kusht për integrimin edhe në raportin e tetorit të Komisionit Evropian.

Natyrisht në 14 vite nuk zhbëhen dot ajo boshatisje e madhe që ka ndodhur, ajo braktisje e madhe që ka ndodhur, por një hap i rëndësishëm edhe drejt ripopullimit të zonave të devastuara, drejt ripopullimit të tyre, duhet të jetë edhe reforma territoriale.

Grupi i punës për reformën territoriale me bashkëkryetar Arbër Maznikun, një peng i njohur për shumë vese të tij, kur e them këtë, e them, një njeri që zbaton verbërisht urdhra bashkë me Ervin Demon, dy armiq kryesorë të komuniteteve lokale në Shqipëri me në krye Edi Ramën, dhe punuan, bënë konsulta në mbar vendin, mbeti konsulta në Tiranë për të finalizuar serinë e konsultave.

Ndërkohë që sigurisht grupi punoi për hartën, por atë do ta përfundonte pas konsultave të plota dhe pas ekspertizës ndërkombëtare që do merrnim.

Edi Rama e kuptoi se e ka betejë të humbur.

E kuptoi se reforma territoriale ka ngjallur një pakënaqësi të madhe dhe se kudo që shkuan në konsulta, u mbështetën sugjerimet dhe qëndrimet e përfaqësuesve të PD.

U tërhoq në mënyrë të njëanshme, të padenjë, paraqiti në parlament një raport që nuk u paraqit në komision, që nuk mund të paraqitej kurrë në parlament, dhe e publikoi atë në të cilin tregon se në krimin e tij monstruoz kundër shqiptarëve nuk ndalet, do të heqë edhe 15 bashki të tjera, të reduktojë numrin e bashkive në vendin më malor të Evropës.

Në vendin që 80 përqind të sipërfaqes e ka male dhe kodra, ta përqendrojë në pëllëmbën e tij të zezë të dorës vetëm për qëllime shpopullimi, për qëllimi pasurimi, etj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Gaza/ Rritet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite

Që prej fillimit të luftës në tetor 2023, të paktën 73,919 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës, njofton Ministria e Shëndetësisë në këtë zonë. Sipas të njëjtës ministri, numri i të plagosurve ka arritur në 174,977 persona që nga shpërthimi i konfliktit. Gjatë 24 orëve të fundit, spitalet e Gazës kanë pranuar trupat e […]

Aksident fatal në Lezhë, 50-vjeçari humb jetën pasi rrëzohet me motomjet

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e...

Kinë/ Njerëzit shesin fytyrën për dramat dhe reklamat e krijuara me AI

Një fenomen i ri po shfaqet në Kinë, ku individët po licencojnë imazhin dhe fytyrën e tyre për përdorime të ndryshme në drama, reklama dhe videolojëra të prodhuara me ndihmën e inteligjencës artificiale. Sipas burimeve, vlera e disa prej këtyre marrëveshjeve për përdorimin e fytyrës mund të shkojë deri në 1.4 milionë juanë (180 mijë […]

Korçë/ Aksident rrugor, 3 të lënduar

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e së martës...