Berisha paralajmëron shtrirje të protestave në të gjithë Shqipërinë

Publikuar me datë:

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi një ditë pas protestës së opozitës, se me sundimin e Edi Ramës nuk ka më paqe dhe stabilitet.

Në një konferencë me gazetarët, Berisha paralajmëroi shtrirje të protestave në të gjithë Shqipërinë dhe se deklaroi se nuk do të ndalen deri në largimin e Edi Ramës.

Sipas Berishës, protesta do të ketë kudo ku ka pakënaqësi, ndërsa theksoi se “regjimi do të përballet me qëndresën të fuqishme popullore”.

“Qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë nderuan në mënyrën më madhështore, më solemne, më dinjitoze 22 marsin, ditën e parë të demokracisë me demonstratën e tyre të fuqishme në kushtet e një narkodiktature, autokracie elektorale apo diktaturë autoritare, shqiptarët treguan dje se janë të pamposhtur nga kjo narkodiktaturë.

Mendoj se me protestën e tyre përfaqësuan revoltën, zemërimin e një kombi të tërë.

Kurrë ndonjëherë më e fuqishme kryengritja paqësore e shqiptarëve se sa dje nuk ka qenë në rrugët e Tiranës. Mesazhi është i qartë, në Shqipëri në kushtet e autokracisë të sundimit të Edi Ramës, nuk ka dhe nuk mund të ketë paqe dhe stabilitet.

Beteja jonë do të njohë vetëm ngjitje. Ajo do përfshijë të gjithë Shqipërinë dhe do jetë e pandërprerë gjer në largimin përfundimtar të kësaj organizate kriminale me në krye Edi Ramën.

Ndaj dhe unë kam një mirënjohje të pakufishme për të gjithë ata dhjetëra mijëra qytetarë që mbushën dje rrugët dhe bulevardet e Tiranës dhe protestuan në mënyrë dinjitoze”, tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Artemis II kthehet në Tokë, momenti kur 4 astronautët ulen në oqean!

Ka përfunduar me sukses misioni i shumëpritur Artemis II,...

Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës

Pika kufitare e Morinës gjatë 24 orëve të fundit...

Kunati vret me armë zjarri kunatin në Nikël, reagon policia (EMRAT)

Një rast i rëndë raportohet të ketë ndodhur në...

Të shtëna me armë në Fushë-Krujë, një i vdekur/ EMRI

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e sotme në Nikël të Fushë-Krujës. Raportohet se nga të shtënat me armë zjarri ka humbur jetën një person, shtetasi Artur Çangu. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që Çangu kishte pasur me shtetasin Eduart Ahmataj. Ky i fundit e ka qëlluar me armë zjarri dhe e ka […]