Berisha flet pas takimit me Metën: Burgosja, farsë e montuar me porosi të Ramës

Publikuar me datë:

Burgosje politike dhe farsë të turpshme, e ka quajtur Sali Berisha arrestimin e Ilir Metës, pas ngushëllimeve që i bëri këtij të fundit për humbjen e babait, në ambientet e një hoteli në kryeqytet.

Në një deklaratë për mediat pas takimit me kreun e PL-së, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama që po mban në burg me një proces të padrejtë Ilir Metën.

“Dënoj me forcën më të madhe burgosjen e tij politike nga një njeri që ka në shpirt trashëgiminë e babait të tij xhelat për kundërshtarin politik. Meta ka gjithçka të montuar dhe politike. Një farsë e turpshme, një farsë që mbahet gjallë nga një ish-xhelat i Sigurimit të Shtetit dhe të tjerë, me falsitete, dokumente false dhe si një zbatim i porosisë së Edvin Kristaq Ramës, njeriut, krimet familjare të të cilit e bëjnë atë më kriminel se sa etërit e tij. E thotë Viktor Hygoi diku; çobani i bagëtive të egra është më i egër se ato. Bastardi i egërsirave, i xhelatëve të komunistëve është më i egër se vetë ata”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, asnjë nga akuzat nuk ka substancë dhe se procesi ndaj tij është i montuar politikisht.

“Dëgjoni, ju duhet të bëni investigim. Unë ftoj mediat të bëjnë investigim. Dëgjoni se çfarë bëjnë, dorëzojnë dokumente të cilat faktojnë se kanë ngritur akuzën mbi falsitet dhe nuk do i jepen LSI-së për dy vite, nuk duhet t’i shohin se nuk duan t’u dalin akuzat fale, të turpshme që kanë lëshuar ndaj tij. Edhe njëherë u them, asnjëra prej akuzave ka absolutisht zero substancë. E mban Edi Rama vetëm nga frika dhe tmerri, sepse siç e shihni ju, ai tani mbahet në çdo fije bari, është i aftë për çdo akt, pasi në fakt është një kufomë e pakallur”, tha Berisha.

I pyetur nga gazetarët nëse ky ishte takimi i parë me Metën që nga pas arrestimit të tij dhe nëse ndanë ndonjë shqetësim, Berisha u përgjigj: “Biseda ime ishte në mjedis të hapur dhe natyrisht gjatë kësaj kohe biseduam për aktin e turpshëm, se të mbash të burgosur politik vetëm nga frika dhe tmerri siç bën Edi Rama, është një akt për të cilin nuk mund të them gjë tjetër veçse vazhdon me përpikmëri dhe besnikëri rrugën e babait të vet”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Momente paniku në Tiranë! Makina përplaset me urbanin, autobusi godet edhe një motor të parkuar

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në...

Benet Beci ia dredh Ramës? Vizita të fshehta te baza e Spiropalit, lidhjet me Pëllumb Gjokën dhe dyshimet për aferat financiare

Përpos Salillarit dhe personazheve me precedentë penalë, një nga njerëzit që frekuenton ditët e fundit më shpesh bazën politike të Elisa Spiropalit në ish Bllok është kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i pandehur nga SPAK për abuzime me tendera kur ishte drejtor i KESH-it. Benet Beci ngjit shpesh shkallët disi i maskuar për te baza […]

Thesar 1700-vjeçar në Bulqizë! Zbulohet mauzoleumi i parë nëntokësor i periudhës romake në Shqipëri

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në Luginën...