BASKETBOLL/ Olimpiakos kampion në EuroLeague, mposht Realin në finalen dramatike

Publikuar me datë:

Pas 13 vitesh pritjeje, Olimpiakos është rikthyer në majën e basketbollit europian, duke fituar në mënyrë dramatike finalen e EuroLeague. Skuadra greke triumfoi ndaj Real Madrid me rezultatin 92- 85 në finalen e madhe të zhvilluar në “Telecom Center” në Athinë, duke u shpallur kampione për sezonin 2025-2026, titulli i katërt për ekipin grek në këtë kompeticion.

Evan Fournier ishte protagonisti kryesor i ndeshjes me 20 pikë, duke udhëhequr Olimpiakosin drejt triumfit. Kontribut të rëndësishëm dhanë edhe Alec Peters me 16 pikë, Sasha Vezenkov me 12 dhe Thomas Walkup me 10 pikë. Në anën tjetër, Trey Lyles ishte më i miri për Realin me 24 pikë, ku 21 prej tyre i realizoi vetëm në pjesën e parë.

Pas pjesës së parë të mbyllur 46-44 për grekët, drama kulmoi në pjesën e dytë, ku të dy ekipet shkëmbyen vazhdimisht epërsinë. Pas një tresheje të Hezonjës për rezultatin 80-80, Olympiacosi reagoi me një seri vendimtare 8-0, duke marrë kontrollin e finales. Reali tentoi rikthimin në minutat e fundit dhe ngushtoi diferencën në 88- 85. Pas një “rebound”-i ofensiv, madrilenët patën mundësinë të barazonin përmes Feliz, por dominikani gaboi në tentativën për tre pikë dhe Olimpiakosi vulosi fitoren.

Olimpiakosi rikthehet në fronin europian për herë të parë që nga viti 2013, pikërisht kur kishte mposhtur madrilenët në finalen e madhe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

2 marinarë të zhdukur pas sulmit me anije cisternë në Ngushticën e Hormuzit

Dy marinarë rezultojnë të zhdukur dhe 23 të tjerë...

“Bisedat në ChatGPT lexohen nga kontraktorë”, çfarë duhet të dini për mbrojtjen e privatësisë

Nëse e përdorni ChatGPT si një forum privat, terapist, partner kodimi apo si një hapësirë për të punuar me mendimet tuaja personale, mund të duhet të mendoheni dy herë para se të klikoni butonin “dërgo”. Një raport i “404 Media” zbulon se OpenAI punëson qindra kontraktorë njerëzorë për të lexuar, përmbledhur dhe kritikuar bisedat reale […]

Arabia Saudite zvogëlon eksportet e naftës në Evropë pas sulmit në tubacion

Arabia Saudite ka ndërprerë pjesërisht eksportet e naftës drejt...

Zjarr në Trush të Poshtëm, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një vatër zjarri është shfaqur mbrëmjen e sotme në një sipërfaqe toke në fshatin Trush i Poshtëm, në Bashkinë Vau Dejës. Flakët janë konstatuar nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për izolimin e vatrës. Pas ndërhyrjes, zjarri është vënë nën kontroll dhe […]