Basanias i hapet një faqe e re: Arbër Shytani emërohet trajner i skuadrës

Publikuar me datë:

Basanias ka zgjedhur një nga trajnerët më të spikatur të brezit të ri në Shkodër për drejtimin e ekipit të saj. Arbër Shytani është zyrtarizuar si trajneri i ri, ndërsa klubi vazhdon të ndërtojë një vizion të ri, të mbushur me ambicie për të ardhmen sportive.

Pasi drejtoi me sukses Shkodra U17 gjatë sezonit të fundit, ku jo vetëm që e shpalli ekipin kampion të Kategorisë së Parë, por e siguroi edhe ngjitjen në Superiore, Shytani u bë një nga figurat më të respektuara në trajningun e të rinjve në Veri. Arritjet e tij dhe përkushtimi në punë me të talentuarit e rinj kanë ngritur shumë profilin e tij në panoramën futbollistike shqiptare.

Ndonëse iu ofrua mundësia për të vazhduar punën me Shkodra U17, trajneri shkodran ka pranuar sfidën e re, duke iu bashkuar projektit të Basanias pas ofertës së drejtuesve të klubit.

Kjo zgjedhje është pjesë e strategjisë së re të klubit, e cila ka sjellë më herët edhe Benardin Kullën si bashkëpunëtor të presidentit Ermir Shimaj dhe italianin Umberto Quistelli në rolin e drejtorit teknik, ndërsa tani është përmbyllur edhe pozicioni i trajnerit kryesor.

Arbër Shytani njihet për punën e tij të palodhur, seriozitetin dhe aftësitë e veçuara në zhvillimin e lojtarëve të rinj. Këto tipare kanë qenë vendimtare që drejtuesit e Basanias ta integrojnë në projektin e tyre të ri dhe t’i besojnë drejtimin e skuadrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Të reja nga aksidenti në Portin e Durrësit, si e shtypi shoferi i kamionit kolegun

Zbardhen të tjera të dhëna lidhur me aksidentin tragjik...

Bardh Spahia: Deklaratat e Vuçiçit janë kërcënim për Kosovën, Rama po hesht

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar pas...

“Katër Stinët” e Vivaldit tingëllojnë sonte në Shkodër

Shkodra do të mirëpresë mbrëmjen e sotme një aktivitet...