Bardhi thirrje për protestën e 8 Majit: Situata ekonomike, arsyeja kryesore!

Publikuar me datë:

Kryetari i grupit parlamentar të Partia Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar publikisht duke theksuar se situata ekonomike në vend është arsyeja kryesore për protestën kombëtare të paralajmëruar më 8 Maj.

Sipas Bardhit, prej të paktën tre vitesh Shqipëria po humbet garën rajonale për rritjen e pagave, duke mbetur ndjeshëm pas vendeve të tjera të Ballkanit.

Ai thekson se edhe gjatë vitit 2025, paga mesatare mujore bruto në Shqipëri ka qenë rreth 860 euro, shumë më e ulët krahasuar me vendet e rajonit.

Bardhi: Prej të paktën tre vitesh, Shqipëria po e humb me sukses garën rajonale për rritjen e pagave.

Edhe në 2025-n, paga mesatare mujore bruto, që marrin punonjësit në Serbi (1290 euro), Bosnjë-Hercegovinë (1245 euro), Mal të Zi (1206 euro), Maqedoninë e Veriut (1100 euro), e ishte 30-50% më e lartë sesa në Shqipëri (860 euro).

Qytetarët përballen me ushqimet më të shtrenjta në rajon, ndërsa vijojnë të kenë ndër të ardhurat më të ulëta. Kjo po nxit jo pak shqiptarë të bëjnë turizëm rajonal për blerje, si për naftën, ashtu dhe për ushqime e produkte të tjera jetike.

Ekonomia është kryearsyeja pse shqiptarët duhet të kërkojnë largimin e kësaj qeverie të korruptuar.

Në 8 Maj, të gjithë bashkë, në protestë kombëtare, për një qeverisje të përgjegjshme në shërbim të qytetarëve dhe të pa korruptuar, që garanton më shumë mirëqenie, një ekonomi më të mirë, paga më të larta dhe çmime më të ulta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...