Bardhi përplaset me Gonxhen: Hajdut i certifikuar, anulo koncertin e Kanye West

Publikuar me datë:

Një përplasje në Kuvend ka ndodhur ditën e sotme mes Gazment Bardhit dhe Ministrit Blendi Gonxhja. Duke i kërkuar qeverisë të anulonte koncertin e 11 korrikut të Kanye ëest në Tiranë, Bardhi e quajti ministrin e Kulturës “hajdut.”

“Na flisni ju për antisemitizëm? Po anuloni koncertin e Kanye West. A i është anuluar koncerti këtij në çdo vend për shkak të qëndrimeve që ai mban? Ti je një hajdut i certifikuar. Anuloni ju koncertin dhe pastaj hajde flisni për antisemitizëm!”, tha Bardhi.

Gonxhja iu përgjigj deputetit që t’i merrte të keqen këngëtarit, ndërsa tha se koncerti është event që ndryshon në imazhin e Shqipërisë.

“T’i marrin të keqen Kanye Eest! Është super artist që ka performuar në Holandë dy net, një vend lider i BE që ka koncert në Spanjë, Portugali, ka bërë koncert në Turqi, Gjeorgji, SHBA e së shpejti në Shqipëri. Ata që kanë ndonjë gjë me koncertin, na vjen keq, do të jetë një nga eventet që na fut në ligën e ndërkombëtarëve sa i përket destinacionit e brand-it”, u shpreh Gonxhja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Parlament i krimit”, protestuesit i lënë mesazh te hyrja e Kuvendit deputetëve

Prej më shumë se tre orësh qindra protestues janë...

Vrasja e Endri Goxhajt, vetëdorëzohet pas 2 muajsh arrati Marjaldo Nela

Pas rreth dy muajsh në arrati, Marjaldo Nela, i...

Zbardhen detaje nga plagosja e Brian Syzos, i rrezikohet t’i pritet këmba

Policia ka shpallur në kërkim 40-vjeçarin Meardi Berberi dhe...