Banorët e Shkodrës 24 orë pa ujë, Ujësjellës-Kanalizime zgjedh të publikojë një video “motivuese” në rrjetet sociale

Publikuar me datë:

Qyteti mbetet 24 orë pa ujë. Banorët presin një shpjegim, një ndjesë, një afat të qartë se kur do të rikthehet furnizimi. Në vend të kësaj, marrin një video me muzikë motivuese, pamje heroike, punonjës që ecin me vendosmëri drejt “frontit të betejës” dhe drejtues që duken sikur po udhëheqin një operacion për shpëtimin e njerëzimit.

Materiali të kujton reportazhet e RTSH-së në kohën e aksioneve socialiste, kur çdo kanal i hapur ishte fitore historike, çdo kantier një epope dhe çdo problem një rast për të lavdëruar institucionin që duhej ta zgjidhte.

Ironia është se askush nuk pret heroizëm nga një ujësjellës. Qytetarët nuk kërkojnë spektakël, as kolona zanore hollivudiane. Ata paguajnë për një shërbim dhe presin që ai të funksionojë. Kur nuk funksionon, presin transparencë, jo regji.

Askush nuk e nënvlerëson punën e punonjësve që dalin në terren, në vapë, në shi apo në mes të natës për të riparuar defektet. Ata bëjnë punën për të cilën janë ngarkuar dhe shpesh në kushte të vështira. Por nuk është puna e tyre që ngjall buzëqeshje; është përpjekja për ta paketuar një ndërprerje 24-orëshe të ujit si një triumf heroik.

Në fund të fundit, nuk është sukses të rikthesh një shërbim pasi e ke lënë qytetin në thatësirë. Është detyrim.

Nëse do të kishte një çmim për videon më patetike institucionale të vitit, kjo do të ishte fituesja. Sepse, ndërsa uji nuk rridhte në rubinete, propaganda rridhte pa asnjë ndërprerje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Baze: Agroni të shpjegojë pse ia futi vrapit!

Nga Mero BazeTë gjitha arsyetimet e Agron Shehajt për...

Kosovë/ Arrestohen dy persona për krime lufte

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se...

Radhë të gjata në ASHK Shkodër, Kliti Hoti: Qytetarët po presin me orë të tëra për një shërbim

Deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, ka denoncuar situatën...