Banorët e Patos-Marinzës hyjnë brenda mjediseve të ‘Bankers’

Publikuar me datë:

Banorët e fshatrave të zonës naftëmbajtëse Patos-Marinzë e zhvendosën protestën e tyre përballë sheshit “Satelit 3”.

Ata e hapën me forcë portën duke hyrë brenda sheshit.

Prej kohësh kërkojnë respektimin e kontratës nga “Bankers Petrolium” për pagesën e qirasë së tokave.

Banorët thonë se nuk pranojnë përgjysmimin e qirasë dhe do ta vijojnë protestën deri në bllokimin e aktivitetit.

Gjatë këtyre javëve kur banorët janë në protestë janë takuar me përfaqësues të kompanisë por nuk kanë marrë një zgjidhje.

Përfaqësues të “Bankers Petrolium” këmbëngulin për firmosjen e kontratës së re me argumentin se ka rënie të fitimeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related