Balla mbështet studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut: Provimi i jurisprudencës të zhvillohet në shqip

Publikuar me datë:

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Saocialiste Taulant Balla, ka reaguar në Facebook duke mbështetur protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut dhe kërkesën e tyre për zhvillimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Përmes një postimi publik, Balla e cilësoi kërkesën e studentëve si legjitime dhe theksoi se e drejta për përdorimin e gjuhës shqipe njihet nga Kushtetuta.

“Mbështes kërkesën legjitime të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, që nuk u lejohet, edhe pse Kushtetuta e njeh si të drejtën e tyre. Nëse procedurat rezultojnë të mangëta, është detyrim i Parlamentit dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që të gjenden zgjidhje të drejta dhe të qendrueshme”- shkroi Balla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related