Balla hedh poshtë pretendimet për bllokim të negociatave të integrimit në BE

Publikuar me datë:

Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla ka hedhur poshtë pretendimet për bllokim të negociatave të integrimit të Shqipërisë me BE. Nga Bundestagu në Berlin, Balla ka zhvilluar një takim me kryetarin Anton Hofreiter dhe anëtarët e Komitetit për Çështjet e Bashkimit Europian.

Teksa shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Shqipërisë, Balla ka theksuar përmes një postimi në rrjetet sociale se Shqipëria po vijon përpara drejt përmbylljes së procesit të negociatave brenda vitit 2027.

”Takimi me kryetarin Anton Hofreiter dhe anëtarët e Komitetit për Çështjet e Bashkimit Europian. Mirënjohje Bundestagut dhe Qeverisë Federale për mbështetjen vazhdueshme në rrugëtimin europian të Shqipërisë. Ecim përpara drejt përmbylljes së negociatave brenda vitit 2027. Kush tha që janë bllokuar negociatat?”,-shkruan Balla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Mamurras/ Për herë të dytë, zjarri përfshin mjetet në një gurore

Mjete të kompanisë private që vepron në sektorin e...

Anxhela Peristeri hap sezonin e Koncerteve të Verës në Shkodër

Mbrëmjen e së mërkurës, sheshi përballë Bashkisë së Shkodrës...

‘Banorët e Mazhës së Madhe po diskriminohen’, Kalaja: Bashkia e Krujës po lë pa asfalt një pjesë të lagjes

Kryetari i Partisë Demokratike Krujë Aulon Kalaja, ka denoncuar përmes...