Mounir Nasraoui, babai i yllit të Barcelonës, Lamine Yamal, ka reaguar me tone të ashpra ndaj kritikave që i janë bërë në rrjetet sociale. Në një publikim në Instagram, ku ai numëron mbi 1.4 milionë ndjekës, Nasraoui u është përgjigjur ndjekësve që i kanë bërë thirrje të nisë punë, duke theksuar se situata e tij financiare nuk e kërkon një veprim të tillë.
“Unë nuk kam nevojë të punoj, djalosh. Nuk kam nevojë të punoj, sepse kam miliona, falë Zotit”, ka deklaruar ai. Vëmendja ndaj Mounir Nasraouit është rritur sidomos kohët e fundit, ndërsa i biri, Lamine Yamal, vazhdon të shkëlqejë si me Barcelonën ashtu edhe me përfaqësuesen spanjolle.

