Atentati me dy viktima në Lezhë, identifikohen dy automjetet e autorëve, dyshimet

Publikuar me datë:

Policia e Lezhës ka identifikuar dy automjete të përdorura nga autorët në vrasjen e Kreshnik dhe Gentjana Mujeci. Sipas burimeve, njëra prej mjeteve është me ngjyrë të zezë dhe tjetra ngjyrë gri.

Sipas raportimeve, hetuesit janë duke verifikuar targat e tyre, të dhëna që mund të çojnë deri në identifikimin e autorëve.

Dyshohet se në këto mjete kanë qenë katër persona, të cilët kanë ndjekur për disa kilometra automjetin tip “Audi Q7” që drejtohej nga 39-vjeçari.

Sipas verifikimeve ka rezultuar se njëri prej automjeteve i ka prerë rrugën viktimës dhe më pas nga dy prej autorëve është hapur zjarr me breshëri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur të paktën 40 gëzhoja.

Pas krimit, dyshohet se autorët janë larguar në drejtim të Torovicës, një zonë që ofron disa dalje drejt Velipojës, Shkodrës dhe Shëngjinit.

Për zbardhjen e këtij atentati, hetimet janë fokusuar në disa pista hetimore, por më kryesorja është ajo e hakmarrjes për një ngjarje të ndodhur rreth 10 vite më parë, ku Kreshnik Mujeci dyshohej si i përfshirë në ekzekutimin e Genc Mhillajt në Malin e Jushit, në Shkodër, ngjarje për të cilën nuk është dënuar.

Pas atentatit, kontrolle janë ushtruar në disa banesa në Torovicë, Malecaj dhe Balldre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Izraelite, Eyal...

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

Miqësorja Shqipëri-Izrael nuk ka kaluar pa tension. Ishte minuta...

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

Gazetari Lutfi Dervishi e ka vlerësuar protestën para Kryeministrisë,...