Artemis II kthehet në Tokë, momenti kur 4 astronautët ulen në oqean!

Publikuar me datë:

Ka përfunduar me sukses misioni i shumëpritur Artemis II, teksa kapsula hapësinore Orion u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë, duke mbyllur kështu udhëtimin historik të astronautëve drejt Hënës dhe rreth saj.

Ekuipazhi i përbërë nga Reid Wiseman, Victor Glover, Christina Koch dhe astronauti kanadez Jeremy Hansen realizoi me sukses një nga hapat më të rëndësishëm drejt rikthimit të njeriut në Hënë, një objektiv që synohet të arrihet rreth vitit 2030.

Momenti më kritik i misionit ishte rikthimi në atmosferën e Tokës, kur kapsula Orion hyri mbi Oqeanin Paqësor, rreth 3.200 kilometra larg brigjeve të SHBA-së. Për rreth gjashtë minuta nuk pati asnjë komunikim me ekuipazhin, për shkak të temperaturave ekstreme që kalonin, 2.000 gradë Celsius gjatë hyrjes në atmosferë.

Megjithatë, gjithçka shkoi sipas planit. Parashutat u hapën në kohën e duhur, duke mundësuar një ulje të butë në det në orën 02:07 të mëngjesit, pa asnjë problem.

Sipas NASA-s, astronautët nuk kanë qenë në asnjë moment në rrezik, falë mburojës termike të avancuar të kapsulës. Në zonën e uljes ishin dislokuar dhjetëra mjete detare dhe ajrore të forcave të armatosura dhe Rojeve Bregdetare të SHBA-së, për të garantuar sigurinë e operacionit.

Pas uljes, u raportuan disa probleme të vogla në komunikimin mes kapsulës dhe qendrës së kontrollit, por ato nuk u konsideruan shqetësuese.

Misioni Artemis II konsiderohet një hap kyç për programin hapësinor amerikan, duke hapur rrugën për kthimin e njeriut në Hënë pas më shumë se pesë dekadash.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës

Pika kufitare e Morinës gjatë 24 orëve të fundit...

Kunati vret me armë zjarri kunatin në Nikël, reagon policia (EMRAT)

Një rast i rëndë raportohet të ketë ndodhur në...

Të shtëna me armë në Fushë-Krujë, një i vdekur/ EMRI

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e sotme në Nikël të Fushë-Krujës. Raportohet se nga të shtënat me armë zjarri ka humbur jetën një person, shtetasi Artur Çangu. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që Çangu kishte pasur me shtetasin Eduart Ahmataj. Ky i fundit e ka qëlluar me armë zjarri dhe e ka […]