Arrestohet shqiptari në Barcelonë, 29-vjeçari kërkohej nga Franca për trafik droge

Publikuar me datë:

Një shqiptar i rrezikshëm është arrestuar në Barcelonë. 29-vjeçari kërkohje nga Franca për trafik droge, ndërkohë që në momentin e arrestimit i dyshuari ishte i armatosur me një pistoletë “gati për të qëlluar”.

Ai u kap në Passeig de Gràcia dhe mbante me vete një pistoletë Makarov të mbushur me shtatë fishekë dhe si edhe dokumente false.

I dyshuari kishte në fuqi dy urdhër-arreste europiane për ndalim dhe ekstradim, të lëshuara nga autoritetet franceze për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, si dhe një urdhër arresti nga një gjykatë në Barcelonë për vjedhje automjetesh.

Agjentët e Gardës Civile e ndoqën të dyshuarin derisa arritën ta neutralizonin dhe arrestonin. Ata i sekuestruan një pistoletë të mbushur me origjinë sovjetike, e përdorur për dekada në vendet e ish-bllokut lindor dhe që përdor municion specifik 9×18 mm.

Përveç armës, i dyshuari mbante dokumente false me shtetësi greke, që i përkisnin identiteteve të tjera, si dhe 1.470 euro cash që kishte me vete. I arrestuari iu paraqit Audiencës Kombëtare përmes lidhjes telematike nga Gjykata e Barcelonës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Aruba/ Berisha: Spanjollët sollën dosjen e plotë, Dumani fshehu zyrtarët e përfshirë

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë një deklarate për...

Valë e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë

Shqipëria pritet të përballet me një valë të fortë...

Rama sulmon sërish protestuesit: Mendje të cekëta që po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj protestave të...

Pas shembjes së objektit gjatë aksionit të Bashkisë Shkodër, Cliché nis protestën e heshtur

Biznesi Cliché ka njoftuar se do të pezullojë aktivitetin...