Arrestohet një 59-vjeçar në Korçë, lëvizte me armë zjarri me vete

Publikuar me datë:

Një 59-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Korçë, pasi është kapur në flagrancë teksa qarkullonte me automjetin e tij me armë zjarri tip pistoletë pa leje.

Sipas policisë, 59-vjeçari konsiderohej person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ndërkohë që është shpallur në kërkim edhe shtetasi që i ka shitur armën atij.

Në cilësinë e provës materiale, Policia ka sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak, 2 automjete dhe 1 celular.

Ndërkohë materialet i kanë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related