Arrestimi i Jozit, Gjykata e Apelit jep vendimin për këngëtarin

Publikuar me datë:

Gjykata e Apelit ka dhënë vendimin për këngëtarin Jozefin Marku, duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur”.

Vendimi është bërë i ditur nga gazetarja Anila Hoxha, ndërsa Marku ishte arrestuar në fillim të muajit shtator, pas publikimit të pamjeve filmike të një konflikti të dhunshëm.

Në video, këngëtari shfaqet së bashku me disa persona të tjerë duke ushtruar dhunë ndaj Eduard Kuçit. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në zonën pranë mbikalimit të Rinasit.

Sipas materialeve të bëra publike gjatë hetimit, Kuçi është ndaluar në rrugë dhe është nxjerrë me forcë nga automjeti me të cilin po udhëtonte. Në ndalimin e tij dyshohet se është përdorur edhe një tabelë e Policisë së Shtetit.

Pas vendimit të Apelit, Jozefin Marku do të hetohet në gjendje të lirë, nën masën “detyrim për t’u paraqitur”, ndërsa hetimet për rrethanat e ngjarjes dhe personat e përfshirë vijojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related