Alarm për lumin e Currajve, deputetja Marjana Koçeku: Po betonizohet, ta mbrojmë para se të jetë vonë

Publikuar me datë:

Deputetja Marjana Koçeku ka ngritur alarmin për atë që e cilëson si një kërcënim ndaj lumit të Currajve në Nikaj-Mërtur, duke bërë thirrje për reagim të menjëhershëm nga banorët dhe organizatat mjedisore.

Përmes një reagimi publik, Koçeku shprehet se ka mësuar se lumi po preket nga betonizimi dhe ndërtimi i disa digave, ndërhyrje që sipas saj nuk duhet të lejohen.

“Sot mora vesh që lumi i Currajve në Nikaj-Mërtur po cënohet nga betonizimi dhe ndërtimi i disa digave. Kjo nuk duhet me u leju. Banorët e zonës duhet ta mbrojnë para se të jetë vonë. Çdo ndërhyrje në atë lumë të egër është e pajustifikueshme”, shkruan deputetja.

Ajo u bën thirrje organizatave mjedisore, banorëve të zonës dhe aktivistëve të angazhohen për mbrojtjen e lumit të Currajve, duke e cilësuar atë një pasuri të çmuar natyrore.

“Nuk ka pasur ndonjëherë kohë më të mirë për të vepruar”, përfundon reagimin e saj Marjana Koçeku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related